Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në Maqedoni

by admin
Spread the love

Nga dita e sotme e deri në fund të muajit maj do të zgjasë regjistrimi elektronik i nxënësve në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023/2024.

Regjistrimi mund të bëhet nga portali uslugi.gov.mk nga ku prindërit/kujdestarët duhet ta përmbushin aplikimin, të zgjedhin shkollën dhe të tregojnë dokumentet e skenuara që kërkohen. Pas pranimit të aplikimit, do të caktohet termin për nxënësin i cili do të duhet të bisedojë me pedagogun e shkollës.

Kushtet për regjistrimin ne klasë të parë është fëmija të jetë 6 vjet deri në fund të vitit kalendarik, të dërgohet vërtetim për vaksinat e pranuara si dhe vërtetim për kontrollet stomatolokgike që janë dhënë nga institucionet kompetente.

Ndryshe, ky shërbim digjital përmes portalit uslugi.gov.mk, Ministria e Shkencës dhe Arsimit e vendosi para dy viteve në regjistrimin e nxënësve në shkolla të para për vitin arsimir 2021/2022.

Aplikimi mund të bëhet këtu

You may also like