Nga Shinzo Abe te Abraham Lincoln, atentatet më të njohura ndaj liderëve përgjatë historisë

by admin
Spread the love

Përgjatë historisë ka pasur një sërë atentatesh ndaj liderëve shtetërorë dhe figurave të njohura politike e religjioze. Disa nga ta kanë vdekur e disa prej tyre kanë shpëtuar. Atentatet më të njohura janë ato të dy presidentëve amerikanë Abraham Lincoln dhe John Kennedy që kishin përfunduar me vdekje. Atentat kishte pasur edhe ndaj Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili fatmirësisht kishte shpëtuar.

Abraham Lincoln që shërbeu si presidenti i 16-të i SHBA-së, është vrarë më 14 prill 1865 në Washington DC pasi atentatori e qëlloi nga mbrapa. Ai vdiq në moshën 56 vjeçare.

Presidenti tjetër i ShBA-ve që s’i shpëtoi atentatit është John Kennedy, i cili u vra më 22 nëntor 1964 në Dallas në moshën 46 vjeçare teksa po shëtiste me eskortën e tij.

Atentat pati edhe ndaj presidentit të 40-të të ShBA-ve, Ronald Reagan, më 30 mars 1981 në Washington DC. Reagan u qëllua në gjoks por pas trajtimit në spital u mbijetoi plagëve. Ka një anekdotë nga spitali ku Reagan’i, i rrethuar nga kirurgët, u kishte thënë atyre “Ju lutem më thoni se jeni republikanë.” Kirurgu kryesor, një demokrat i njohur, ishte përgjigjur “Sot, zoti President, ne jemi të gjithë republikanë”. Pastaj, Presidenti e kishte humbur vetëdijen.

Në vitin 1981, ndodhë një tjetër atentat ndaj Papës Gjon Pali II në sheshin kryesor të Vatikanit. Papa u qëllua me katër plumba, por ai i shpëtoi atentatit dhe pas tri javë trajtimi në spital, ai u rikuperua.

Por një tjetër lider religjioz, Mahtma Gandhi, vdiq pas atentatit ndaj tij më 30 janar 1948 në Neë Delhi të Indisë. Gandhi u qëllua me tre plumba në gjoks dhe abdomen dhe vdiq në moshën 78 vjeçare.

As kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi, nuk i shpëtoi atentatit. Ajo u vra më 31 tetor 1884 në rezidencën e saj në New Delhi nga sigurimi i saj i afërt.

Lideri i lëvizjes për të drejtat civile në SHBA, Martin Luther King Jr. është personaliteti tjetër i cili vdiq pas atenatit ndaj tij më 4 prill 1968. Ai u vra nga një snajper teksa po qëndronte në Lorraine Motel në shtetin e Tennessee.

Atentat pati edhe ndaj presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, më 15 mars 2005, teksa po shkonte ta takonte ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Eskorta e presidentit Rugova u sulmua me eksploziv, por pa pasoja fatale.

Pas atentatit, presidenti Rugova në konferencën e përbashkët për media me ish-Sekretarin e NATO-s, Solana kishte deklaruar “Falë zotit, shpëtova edhe njëherë”.

Atenati i fundit ndaj një personaliteti shtetëror ndodhi sot në Japoni. Ish-kryeministri më jetëgjatë japonez, Shinzo Abe, u vra nga një sulmues i cili e qëlloi nga mbrapa me arm. I njëjti u arrestua menjëherë në skenën e krimit. Abe vdiq nga plagët e marra në spital në moshën 67 vjeçare.

You may also like