Nga përfshirja në politikë tek pjesëmarrja në ‘Grande Fratello VIP’, flet Ilir Shaqiri

by admin
Spread the love

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar së fundmi në një intervistë për A-Show. Ndonëse për momentin gëzon popullaritet të madh, Iliri tha se nuk e sheh veten në politikë. Edhe pse pranon se arti është i lidhur me politikën, ai vetë nuk planifikon të bëhet pjesë e saj.

“Unë jam artist. Me politikë nuk kam dëshirë të merrem. Unë thjesht jam për artin dhe për punën. Ndonëse unë mendoj se arti është i lidhur me politikën, si të gjitha fushat e jetës. Ai moment që unë po jetoj është shumë i bukur. Qëllimit tim ia arrita: Të tregoja kush isha”, deklaroi balerini.

I pyetur nëse mendon të marrë pjesë në “Grande Fratello VIP” në Itali, Iliri tha se është duke folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë.

“Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme.”


You may also like