Nga merkato te Konte, zbulohet plani i Milanit. Ja çfarë i kërkohet Stefano Piolit

by admin
Spread the love

Thashethemet e fundit vijnë nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet “Forbes”, një burim më se autoritar veçanërisht në rastin në të cilin, si te Milani ku pronësia është amerikane: “djalli” po vlerëson pozicionin e Antonio Kontes për qershorin.

Pjesërisht sepse mbështetet nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili pranoi nevojën për një shkundje të fortë në ambientin kuqezi. Dhe pjesërisht sepse, në fakt, është i vetmi trajner i kalibrit në qarkullim ose i vetmi, të paktën, që mund t’i përshtatet një skuadre që ka nevojë për një hov tjetër rritjeje pas viteve të para të shkëlqyera me Stefano Piolin.

Trajneri aktual, me përjashtim të rezultateve të reja të këqija, do të qëndrojë në detyrë deri në fund të sezonit me objektivin minimal për të arritur një nga katër vendet e vlefshme për kualifikimin në Champions dhe objektivin maksimal për të fituar Ligën e Europës. Këto janë faktet.

PLANI – Fakte që në një farë mënyre po ndikojnë edhe në merkaton aktuale. “Djalli”, i cili dukej i destinuar për të blerë një qendërsulmues, do ta shtyjë këtë çështje për në qershor, kur, me sa duket me trajnerin e ri, do të ndërtohet skuadra për sezonin e ardhshëm.

Merkato është një nyje dhe një qendër e rëndësishme: një nyje sepse, të paktën në rastin e Antonio Kontes, i cili mund të bëjë kërkesa të rënda në këtë kuptim (dhe për rrjedhojë dyshimet e Milanit për ish-juventinin).

Një pikë kthese sepse, pikërisht, e ardhmja e pankinës varet nga distanca midis kërkesave të Kontes dhe asaj që klubi mund të bëjë në të vërtetë.

STRATEGJIA E MOMENTIT – Merkato e janarit, mjaft e mundimshme, ka sjellë deri tani Gabian (i kthyer nga huazimi te Vijareali) dhe Terraçano nga Verona. Për daljet është zyrtarizuar ajo e Rade Kruniçin, i cili praktikisht financoi blerjen e ish-anësorit të Veronës.

Çështja, megjithatë, është një tjetër: a është kjo skuadër në gjendje të arrijë objektivat e mbetura?

Për vendin e Ligës së Kampionëve mund të themi gjithashtu po, nëse vetëm për avantazhin prej shtatë pikësh ndaj vendit të pestë dhe me disa nga rivalët më të rëndësishëm (Atalanta, Lacio, Roma dhe Napoli) shumë prapa dhe, në disa raste, në vështirësi të mëdha.

Për Ligën e Evropës, ndoshta do të nevojiteshin disa shtesa të vlefshme, vetëm sepse Liverpuli duket qartësisht më i pajisur se konkurrenca. Ka disa kohë që te Milani lundrojmë me shikim dhe do të vazhdohet në këtë drejtim. Duke shpresuar që anija të qëndrojë në kurs dhe pa u fundosur.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like