Nga medaljet në pjesëmarrje/ Shqipëria humb Botërorin e Peshëngritjes, bashkë me të edhe kampionet

by admin
Spread the love

Shqipëria humbet shansin për të organizuar kampionatin botëror të peshëngritjes pas vendimit të bordit ekzekutiv të Federatës Botërore në Mitingun e zhvilluar në Havana të Kubës.

Delegacioni i zgjeruar shqiptarë atje, por vetëm me një sportist, Erkand Qerimajn, nuk arriti të marrë asgjë sportive nga ky udhëtim, pasi edhe sportisti Shkodran, ishte i pranishëm atje thjeshtë për t’u peshuar, pa zhvilluar garë.

Kjo skemë nisur edhe nga ndryshimet e rregullores për kualifikimin në Olimpiada, ku për të marrë pjesë mjafton pjesëmarrja në 5 gara dhe mes tyre duhet të regjistrosh të paktën dy rezultate për të zgjedhur më të mirin, që të jesh pjesë e Paris2024, duke hequr kështu sistemin e pikëve që ishte më parë.

Kjo do të jetë Olimpiadat e fundit për sportin e peshëngritjes, i cili deri më tani është i përjashtuar nga olimpiadat pasardhëse, edhe për shkakun e numrit të lartë të sportistëve të kapur me doping. Gjithashtu edhe për peshëngritjen shqiptare do të jetë tentativa e fundit për dy sportistët, tashmë veteran për nga vitet pjesëmarrëse në këtë sport, por edhe në moshë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.

Rezultatet e tyre kanë ardhur në rënie dhe po i largohen formës më të mirë, Calja 33 vjeç dhe Qerimaj 35. Peshngritësi nga Shtërmeni rezultatin e fundit, ka titullin kampion bote në Botërorin e vitit 2021, ndërkohë që Erkand Qerimaj ka dy medalje nga vetëm një stil të vetëm, Europianin dhe Lojëra Mesdhetare të verës së vitit 2022.

Të dy sportistët tani që ka filluar edhe faza e kualifikimit për në Lojërat Olimpike 2024 kanë vetëm pjesëmarrje dhe asnjë rezultat, cka e bën edhe më alarmante situatën në sportin e peshngritjes i cili nga Olimpiada në Olimpiadë e ka reduktuar numrin ndjeshëm dhe sipas ekspertëve të këtij sporti, do të jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, që në Paris 2024 të kemi dy peshëngritës meshkuj, pasi femrat nuk ekzistojnë më në këto nivele që pas Evangjeli Velit e cila rezultoi me doping rreth një vit më parë duke djegur të vetmen kartë femër që kishim.

Do të jenë edhe të paktën 3 gara deri në Olimpiadën e vitit të ardhshëm, ku përfshihen edhe kampionati europian apo botëror, por ku pritshmëritë mbeten të pakta dhe rezultatet e luhatshme të brezit të ri pasardhës, janë shumë larg, për të rikthyer peshngritjen sërish në sportin tonë përfaqësues që dalëngadalë po shuhet me zbehjen edhe të rezultateve të dy emrave të fundit të mëdhenj të këtij sporti Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.


Top Channel

You may also like