Nga lojtari me më shumë stil te më argëtuesi, Szczesny zbërthehet në 60 sekonda

by admin
Spread the love

Ashtu siç ndodhi me Dusan Vlahovic, në rrjetet sociale të Juventusit është rikthyer rubrika “Sfida 60 sekonda”, rubrikë në të cilën i intervistuari duhet t’u përgjigjet sa më shumë pyetjeve brenda një minute.

Protagonist këtë herë ishte portieri Wojciech Szczesny, i cili tregoi edhe se kush është lojtari më argëtues dhe me më shumë stil te Juventusi.

Përshkruani veten me një fjalë.

I fortë.

Sa gjuhë të huaja flisni?

Tre, polonisht, anglisht dhe italisht.

Sporti i preferuar përveç futbollit?

Tennis.

Seriali i preferuar televiziv?

New Amsterdam.

Gjëja që ju frikëson më shumë?

Gjumi.

Kënga e preferuar?

Himni i Polonisë.

Një vend në Poloni që do ta rekomandonit?

Varshavën.

Lojtari më me stil?

Marchisio.

Pritja më e mirë?

Të gjitha… Në të vërtetë, ajo që do të vijë.

Pjata e preferuar?

Pierogi, është një pjatë tipike polake. Janë si ravioli, ose më mirë, tortelini pak më të mëdha.

Aktori i preferuar?

Leonardo Dicaprio.

Shoku që argëton më shumë në skuadër?

Weston McKennie.

Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të ishit futbollist?

Lojtar golfi. /oversport.tv

You may also like