Nga lojtari më i vjetër në fushë te statistika që mungonte që nga viti 2006, ja çfarë duhet të dini për duelin Inter-Atletiko Madrid

by admin
Spread the love

Djall dhe ëngjëll. Marko Arnautoviç ishte personazhi i sfidës Inter-Atletiko Madrid, e fituar nga zikaltrit pikërisht me golin e sulmuesit austriak. Shpërdoroi gjithçka në fillim të pjesës së dytë, por 10 minuta nga fundi vesh petkun e heroit duke i dhuruar triumfin skuadrës së Inzagit në raundin e parë të fazës së 1/ 8-ave të Ligës së Kampionëve. Një fitore e merituar, por me shumë raste të shpërdoruara.

* Interi ka fituar 9 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për herë të parë me trajnerin Simone Inzagi. Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë me Konten në vitin 2021.

* Interi është skuadra që ka mbajtur portën e paprekur në më shumë ndeshje në këtë sezon në 5 kampionatet kryesorë në të gjitha kompeticionet (21 herë).

* Interi me 4 fitore dhe 3 barazime në këtë sezon të Champions-it ka qëndruar i pamposhtur në 7 ndeshjet e para për herë të dytë në histori pas sezonit 2004-2005.

* Interi nuk ka pësuar asnjë goditje në portë në një ndeshje Champions-i për herë të parë nga 22 nëntori i vitit 2006 kundër Sportingut të Lisbonës.

* Marko Arnautoviç ka shënuar 2 gola në 4 ndeshje të Champions-it, ndërkohë që po aq ka shënuar në 17 ndeshjet e luajtura në Serinë A.

* 9 nga 10 golat e Interit në Champions League janë shënuar në pjesët e dyta.

* Atletiko e Madridit ka zbritur në fushën e lojës një formacion me moshën mesatare 29 vjeç dhe 269 ditë, më e larta në një fazë eliminatore të Champions-it.

* Në moshën 35 vjeç dhe 39 ditë, Vitsel është lojtari më i vjetër që ka luajtur titullar me Atletikon në një ndeshje eliminatore Champions-i.

PANORAMASPORT.AL

You may also like