Nga lojtar në drejtues, ish-“ylli” i mbrojtjes gati të marrë postin e rëndësishëm te “gjigantët” francezë

by admin
Spread the love

Mund të thuhet me plot gojë se ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë, në historinë e kombëtares së Marokut dhe tashmë dëshiron të provojë veten edhe në rolin e drejtuesit. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Marseille, Roma, Juventus e Bayern Munich, Medhi Benatia, i cili është gati për “aventurën” e tij të re.

Ish-“kollosi” i mbrojtjes, tashmë 36-vjeçar është në prag prezantimi, kësaj radhe në rolin e Drejtorit Sportiv, te francezët e Marseille, me këta të fundit, që menduan të emëronin ish-lojtarin e tyre, në vend të David Friio, me ëktë të fundit, që ka mbajtur këtë pozicion te “gjigantët” francez, që nga qershori i vitit 2022, por me transferimet e kryera nuk arriti kurrë të bindte drejtuesit në “Velodrome”.

Pavarësisht se nuk arriti do të tregonte veten, me fanellën e Marseille, duke e kaluar periudhën 3-vjeçare, te francezët vetëm nëpër huazime, tashmë, në moshën 36-vjeçare, Benatia ka sërish mundësinë të bindë klubin se ai është i duhuri për këtë detyrë. /i.m /abcnews.al

You may also like