Nga Litvinenko te Nemtsov, si “u zhdukën” njëri pas tjetrit kritikët më të zëshëm të Putinit!

by admin
Spread the love

Gushtin e 2023-shit, kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq në një aksident të çuditshëm ajror, detajet e të cilit mbetën të vagëta duke lënë të qartë vetëm faktin që kush guxon t’i dalë përballë presidentit rus Vladimir Putin, mund edhe ta vërë jetën e vet në rrezik.

Dy muaj përpara vdekjes, Prigozhini, dikur shef kuzhine dhe mik i Putinit, kishte udhëhequr një pjesë të luftëtarëve të grupit të tij në një marshim kërcënues drejt Moskës çka e detyroi shefin e Kremlinit ta cilësonte publikisht si tradhëtar. Përpara tij, shtatorin e 2022-shit, Ravil Maganov, kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, bie nga dritarja e katit të gjashtë të një spitali në Moskë.

Policia nxitoi ta përshkruante rastin si vetëvrasje, me argumentin se Maganov diagnostikuar me depresion e probleme te zemrës. Lukoil sakaq ishte kompania e parë e madhe ruse që bëri thirrje t`i jepej fund luftës në Ukrainë. Marsin e 2018-tës, bota u shokua nga lajmi i helmimit të agjentit të dyfishtë rus  Sergei Skripal dhe vajzes se tij Yulia, të cilët u gjetën pa ndjenja në një stol ten je parku në qytetin britanik Salisbury, viktima të një sulmi në Novichok.

Teksa të dy ata arritën të mbijetonin, shtetasja britanik Dawn Sturgess, e cila gjithashtu kishte rënë në kontakt me agjentin nervor, vdiq. Policia britanike beson se helmi ishte spërkatur në dorezën e derës së Skripalit. 27 shkurtin e vitit 2015, politikani opozitar rus Boris Nemtsov u qëllua për vdekje në nje rrugë pranë Kremlinit dhe përpara syve të tmerruar të partneres së tij, vetëm pak ditë pasi kishte folur hapur kundër ndërhyrjeve ruse në Ukrainë dhe krizës financiare që kishte pllakosur vendin. Pavarësisht se autoritetet ruse nuk e pranuan asnjëherë, gazetarja Ksenia Sobchak insistoi se përpara vdekjes, Nemtsovi një kritik i ashpër i Putinit, kishte qenë duke përgatitur një raport që dëshmonte praninë e ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës.

Ende sot e kësaj dite nuk dihet se kush e urdhëroi atentatin e tij dhe me cfarë motivi. Në nëntor në 2006-tës, Alexander Litvinenko, një ish-agjent i shërbimit sekret rus që dezertoi dhe u bë kritik i Putinit, pati një vdekje tejet të dhimbshme në Londër pasi u helmua me substancën radioaktive polonium-210, e cila thuhet se iu hodh në filxhanin e cajit. Askush nuk u mbajt kurrë përgjegjës për ate vrasje.

Tetorin e atij viti sakaq, vritet me pesë plumba në kokë dhe gjoks përpara banesës së saj, Anna Politkovskaya, një gazetare investigative që punonte për gazetën ruse Novaya Gazeta, e cila kishte raportuar për konfliktin në Çeçeni duke ekspozuar krimet e luftës të kryera nga forcat ruse.


Top Channel

You may also like