Nga kujtimet në Itali, te dëshira për të trajnuar në Serie A: Zbërthehet Jaap Stam

by admin
Spread the love

Jaap Stam, është një tjetër emër i madh i futbollit botëror që i është futur rrugës së trajningut. Në një intervistë për Sky Sport, ai foli për pikëpamjen e tij mbi futbollin, kujtimet e tij në Itali, si dhe nuk e fshehu dëshirën që ka për të trajnuar një ditë në Serie A.

“Unë kam qenë një mbrojtës i fortë dhe dua që ekipet e mia të luftojnë si unë në fushë. Por unë jam holandez dhe në Holandë ne luajmë futboll që bazohet në posedimin e topit dhe sulmin. Unë dua të luaj në një mënyrë tërheqëse, kjo është çfarë bëjmë ne në Holandë dhe që u pëlqen italianëve”.

TRAJNER NË ITALI-  “Koha e kaluar te Lazio dhe Milan ishte e mrekullueshme. Më pëlqen vendi dhe kultura dhe kam mësuar shumë si futbollist dhe jo vetëm. Jam bërë më i fortë dhe një person më i mirë. Do të ishte edhe më mirë të kisha mundësinë të trajnoja në Itali”.

KUJTIMET MË TË BUKURA NË ITALI- “Kur erdha nga Manchester United, gjeta një skuadër të madhe me emra shumë të rëndësishëm. Kishte probleme financiare, por ishte një periudhë e mrekullueshme. Unë isha më i fortë te Lazio sesa kur luaja në Angli. Të luaja me Nestën ishte fantastike, edhe pse unë isha tashmë një lojtar në një nivel të caktuar dhe kjo më dha një shtysë shtesë. Ne as që flisnim, e dinim tashmë se çfarë duhej të bënim në fushë. Si në Lazio ashtu edhe në Milano”. /oversport.tv

Foto: fccincinnati.com

You may also like