Nga imazhet seksi te roli si mama, Aurela Hoxha ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim

by admin
Spread the love

Modelja e njohur Aurela Hoxha prej shumë vitesh jeton në Barcelonë, ku ka tashmë jetën e saj familjare.

Modelja prej vitesh ka celebruar dashurinë e saj dhe është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Megjithatë, një pjesë e saj është edhe në Shqipëri, ku ajo vjen shpesh.

Në një nga këto udhëtime të shkurtra për në vendin tonë, paparaci i ‘Panoramaplus’ ka mundur ta fotografojë.

Nëse më herët e shihnim gjithnjë seksi dhe e kujdesshme deri në detaj për “look”-un e saj, këtë herë ishte ndryshe. Aurela tashmë është përshtatur me rolin e ri si nënë dhe me veshjet “casual”.

E veshur tërësisht sportive, modelja ka qenë së bashku me vajzën, që po e shtynte me karrocë.

FOTOT: Nga imazhet seksi te roli si mama, Aurela Hoxha ndryshe nga sa jemi

The post Nga imazhet seksi te roli si mama, Aurela Hoxha ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim appeared first on NTV.

You may also like