Nga emri i djalit, te planet për martesë me Adisin. Fifi rrëfehet për ndjekësit

by admin
Spread the love

Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht me emrin e saj të artit si Fifi dhe partneri i saj, Adisi janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të showbizit shqiptar. Pak javë më parë dyshja u bënë prindër të një djali, të cilin vendosën Theo Mal.

Edhe pse një nënë e re, këngëtarja ka gjetur pak kohë për të zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku veç shpjegimit të emrit për të birin, ajo ka shtuar edhe dyshimet për një dasmë me Adisin.

E pyetur nga ndjekësit se pse nuk ia vuri emrin djalit ‘Lekë’, ajo u shpreh se dëshira e saj ka qenë për t’ia vënë emrin Gegë, ndërsa tregon edhe arsyen se pse s’ia vendosi. “Kurre skam pas me ja lan emrin dialit Leke .. Gege kam dasht po sa isha shtatzane sme vinte me e thirr ne ate emer nuk e di pse. Deri sa e gjeta Theo Mal” – shkruan Fifi.

Sakaq një nga ndjekësit e saj trajton në pyetje temën e dasmës përmes simbolit të unazës, Fifi la të nënkuptuar se po i mungon unaza në gisht.

“Hmm, edhe kjo”, tha Fifi. E mesa duket çifti Adis e Fifi do t’i bashkohen personazheve të tjerë të famshëm të cilët do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë.

You may also like