Nga e hëna ulje të ndjeshme të temperaturave – Shqip

by admin
Spread the love

Nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës, e më pas gjatë natës të hënën nën ndikimin e depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila në dy ditët e para të javës së punës do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore për më shumë se dhjetë gradë, njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.

Ditën e hënë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me erë, paradite me reshje shiu, ndërsa të martën me vranësira dhe madje edhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme gjatë gjithë ditës, sidomos në pjesët jugore.

Nga e mërkura do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe rritje të temperaturës ditore.

You may also like