Nga dhjetë skuadrat shqiptare në arenën Evropiane, vetëm Shkupi i sigurtë për raundin e dytë – Shqip

by admin
Spread the love

Në raundin e pare të kualifikimeve në garat europiane janë prezantuar plot 10 skuadra shqiptare si në Champions League dhe Conference League), Të gjitha këto skuadra shpresojnë në kualifikim për raundin e dytë

Pas ndeshjeve të para të raundit të pare është skuadra nga Çairi, FC Shkupi e cila pas trumfit 0-5 në transfertë ka siguruar kualifikim në raundin e dytë edhe pse duhet pritiur ndeshjen kthyese që do të luhet në Shkup më 20 korrik..

Sa i përket ndeshjeve kthyese që të marten në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër,me fillim në ora 17:00, kampionini i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum pas barazimit 0-0 me Zhalgiris, shpreson të pret një bilet për raundin e dytë të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Shqipërisë, Partizani pas barazimit 1-1, në cilësinë e vendasit, të marten në stadiumin “Városi Stadion” në Mezőkövesdii të Hungarisë, me fillim në orën 20:00, do ta zhvillon ndeshjen kthyese kundër Bate Borisov. Pra për dy kampionët Struga Trim Lum dhe Partizanin rezultati është i hapur.

Kampioni Kosovës KF Ballkani, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë kundër bullgarëve të Ludogorets, të mërkurën më 19 korrik, do të të zhvillon ndeshjen kthyese me shpresë se ka epërsi të mjaftueshme për kualifikim në raundin e dytë

Ndërkaq shtatë skuadrat shqiptare që garojnë Ligën e Konferencës, ndeshjet kthyese do ti zhvillojnë të enjten më 20 korrik. Ndeshja Europa – Dukagjini fillon në orën 17:00, për të vijuar me Dinamo Batumi – Tirana në orën 19:00, më pas në orën 20:00 do të luajnë Egnatia dhe Gjilani, teksa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznia – Linfield dhe Haverfordwest – Shkëndija, ndeshja e fundit Shkupi -Hegelmann fillon në ora 21:00.

Rezultatet e ndeshajve të para në Ligën e Konferencës

Dukagjini – Europa 2-1

Progres Niedercorn – Gjilani 2:2

Ararat – Egnatia 1:1

Hegelmann – Shkupi 0:5

Tirana – Dinamo Batumi 1:1

Shkëndija – Haverfordwest 1:0

Linfield – Vllaznia 3:1

/KlanMacedonia/

You may also like