Nga dënimi i Moggit tek eksperiencat në Serie A, Ancelotti flet pa dorashka

by admin
Spread the love

Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti dha një intervistë të gjatë për Universo Valdano ku u ndal dhe tek eksperienca e tij në Serie A. Ai komentoi kështu aventurën e tij tek Napoli e Juventus, si dhe tregoi përshtypjet për skandalin e Calciopolit.

“Te Juventusi më urrenin sepse kisha luajtur me Milanin dhe në disa raste më duhej të dilja jashtë me ndihmën e policisë. Nuk fituam tituj, arrita dy herë i dyti. Nuk ishte një eksperiencë…”

DËNIMI I MOGGIT- “Mu duk e drejt pastrimi i futbollit italian, nuk ishte një lojë e pastër”.

AGNELLI- “Gjithçka ishte e organizuar në mënyrë fantastike. Nuk u argëtova sepse kisha luajtur me Milanin dhe Romën, por kam mësuar shumë gjëra se çfarë është një klub i një niveli të madh”.

NAPOLI- “Është qyteti më i bukur në botë ku mund të shkosh me pushime. Pas stërvitjeve merrja një varkë dhe shkoja për të darkuar në Capri. Është një klub i mirë në Itali, me organikën për të përfunduar në katër vendet e para.

Në vitin e dytë diskutova me klubin për një grumbullim që ata e donin ndërsa unë jo. Megjithatë, asnjë konflikt, nuk më pëlqen të grindem”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like