Nga dasma e Luizit me Kiarën, te parodia e ish-banorëve në autobus, autorja e BBV zbulon gjithçka

by admin
Spread the love

‘Big Brother VIP 2’ do të ulë siparin mbrëmjen e së shtunës, me një finale ku premtohen shumë emocione të bukura. Një nga autoret e spektaklit që tanimë është kthyer në një fenomen, Kristina, e ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’ ka zbuluar pak nga surprizat që pritet të befasojnë publikun ditën e nesërme.

Ajo është shprehur se do të jetë një finale për të mos u humbur, ndryshe nga finalja e vitit të kaluar. Kristina zbuloi se produksioni ka përgatitur një parodi në autobus me të gjithë banorët që kanë qenë pjesë e këtij edicioni të dytë.

“Do të jetë shumë e bukur, e veçantë, ndryshe nga viti i kaluar. Është një finale për të mos u humbur. Kemi një video hapëse me të gjithë banorët, kanë bërë një parodi që të gjithë e kanë pëlqyer, lidhet me autobusin që ka dalë kudo në rrjete sociale.

Do të kemi surpriza emocionale për finalistët dhe do të kemi gjithashtu një dasmë mes Kiarës dhe Luizit”- tha Kristina për emisionin ‘Live From Tirana’.

You may also like