Nga çmimi i dasmës në Maldive te ndarja me Fjolla Morinën, Fisnik Syla flet “pa dorashka”

by admin
Spread the love

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë dyshja më e përfolur së fundmi për shkak të marrëdhënies së tyre që u kurorëzua me dasmën e jashtëzakonshme në Maldive, si dhe për ndarjen e tyre që u shoqërua nga një sërë thumbimesh në rrjete sociale.

Së fundmi, Syla ka folur gjerë e gjatë mbi temat për të cilat ai është komentuar duke treguar se si e ka përjetuar ndarjen publike.

‘’Me të thënë të drejtën në fillm është diçka interesante, por pastaj bëhesh i njëjtë si të thuash, kur t’i hap rrjetet sociale shikon veten tënden nëpër portale, por e kam marrë me qetësi kështu që nuk më ka dhënë ndonjë përshypje të madhe’’, tha ai.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se lajmi që e ka prekur më së shumti biznesmenin kanë qënë kur publikoheshin foto të fëmijëve të tij.

‘’Më së shumti më ka prekur kur më kanë postuar fëmijët në rrjetet sociale sepse tek e fundit, fëmija nuk ka faj portalet në Kosovë dhe në Shqipëri nuk rezervohen tek fëmijët dhe kjo më ka brengosur më së shumti’’

Sa i përket dasmës në Maldive, i pyetur mbi çmimin që ai ka harxhuar, Syla nënkuptoi që bëhej fjalë për një shifër të madhe, pa përmendur më shumë detaje.

‘’Tani çmimin nuk mund ta cek, por ka kushtuar bajagi shumë. Ju pak a shumë e dini sa kushtojnë pushimet atje dhe dasma është diçka më ekstra’’, deklaroi biznesmeni.

Gjithashu Syla ka treguar se ai dhe Fjolla kanë rënë dakord te dy dakord me ndarjen dhe që nuk ka vend për rikthim.

‘’Po tani jam single dhe e kam bërë edhe publike. Nuk kam qejf t’i hyj detajeve, kur arrijnë një çift të dy bien dakord që të shkëpusin lidhjen sepse une jam një njeri që kur ha, pi nuk kam qejf te flas keq për atë njeri. Nuk e kam të keq karakterin, gjithçka ka mbaruar dhe nuk kisha pas qejf t’i futem detajeve. Tashi kur thyhet një gotë, besoj që nuk ngjitet më. Kështu që dhe unë jam i vendosur dhe kur flas diçka, do të mbetet ashtu gjithmonë’’, shtoi ai.


You may also like