Nga Anglia në Itali dhe Spanjë, e gjithë Europa pas sulmuesit të Feyenoord

by admin
Spread the love

Nuk kalon një jave që Santiago Gimenez të mos shënojë për Feyenoord në Eredivisie.

I njohur ndryshe si “El Bebote”, foshnja në spanjisht, Gimenez është kthyer në një golashënues “vrastar” para portës dhe deçiziv për roterdamasit e Feyenoord. Në moshën 22-vjeçare dhe me gjatësi 181 centimetra, mëngjerashi po shënon javë pas jave me Feyenoord, klub të cilit iu bashkua në verën e vitit 2022. Aq shumë gola sa mundi t’i jepte titullin kampion në sezonin e kaluar Feyenoordit dhe ta rikthente në Champions League.

Autor i 18 golave dhe 3 asistimeve në 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet që nga fillimi i sezonit, meksikani është një nga golashënuesit më të mirë në Evropë.

Kjo ka bërë që e gjithë Europa të çmendet pas tij. 22-vjecari po ndiqet me vëmendje nga Premier League, me Tottenhamin dhe Arsenalin që po monitorojnë me kujdes shërbimet e tij, por meksikani ndiqet gjithashtu dhe nga Interi dhe Real Madridi.

Santiago Gimenez ka një klauzolë shitjeje prej 38 milionë eurosh dhe në këtë mënyrë paraqet një cmim shumë të favorshëm për secilin klub që është i interesuar pas tij.


Top Channel

You may also like