Nga Anelka te Juventus tek Çerçi në Milano, ja 10 dështimet më të mëdha të merkatos së dimrit në Serie A

by admin
Spread the love

Dritarja e transferimeve të janarit nuk është gjithmonë sinonim i përforcimeve por dhe i dështimeve. Këtu janë rastet më të habitshme nga Seria A.

Anderson (Fiorentina) – I zbritur në një rol margjinal me ardhjen e Moyes në pankinën e Mançester Junajtid, Fiorentina e mori atë në huazim me të drejtën e blerjes të vendosur në 6.5 milionë euro. Me “Violën” ai bëri vetëm shtatë paraqitje në ligë dhe një në Kupën e Italisë, përpara se të përjetonte rënien e karrierës mes Brazilit dhe Turqisë.

Anelka (Juventus) – Juventusi e kishte vlerësuar gjithmonë atë, kështu që kur Konte kërkoi një qendërsulmues me përvojë për të kompletuar njësinë, Nikolas Anelka ishte një opsion i shkëlqyer. Megjithatë, ai luajti vetëm tre ndeshje, dy prej të cilave në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve. Në fund të sezonit ai mbeti lojtar i lirë, por fitoi kampionatin.

Çerçi (Milan) – Ngritja në Torino, ulja në Madrid dhe zhgënjimi i pak përdorimit me Atletikon. Kjo është trajektorja që e çoi Alesio Çerçin në Milano në dimrin e 2015. Ai mbërriti në mënyrë të përkohshme për një sezon e gjysmë dhe mori të 22-in e Kakasë, me rezultate diametralisht të kundërta: 33 paraqitje, një gol dhe huazimi i ndërprerë në 2016-ën.

Doumbia (Roma) – Kur Doumbia flet për kohën e tij me verdhekuqtë, ai thotë se “harroi si të bëhej futbollist”. Gjërat e shkëlqyera të shfaqura në Moskë me CSKA-n e bindën Romën të investonte rreth 15 milionë euro për blerjen e përhershme. Megjithatë, ai do të bënte vetëm 14 paraqitje dhe dy gola

Mandzukiç (Milan) – Milani, i cili po ndiqte Ligën e Kampionëve në sezonin 2020-21, zgjodhi të vinte bast për Mandzukiç për të rritur peshën e repartit të sulmit. Pas gjashtë muajsh pasiviteti, doli të ishte një zgjedhje e dështuar: njëmbëdhjetë ndeshje të luajtura pa shënuar. Për shkak të dëmtimeve të shumta, një pjesë të pagës ia dhuroi Fondacionit Milan. Shtatorin e ardhshëm, ai njoftoi tërheqjen e tij.

Maniçe (Inter) – Skuadrat më të mira portugeze, kombëtarja, Champions, një fitues me Porton, Çelsi dhe Atletiko Madrid: Maniç erdhi tek Inter me një CV të rëndësishme në dimrin e vitit 2008. Megjithatë, ai nuk performoi siç pritej: njëmbëdhjetë paraqitje, më pas u kthye në Madrid.

Amantino Mançini (Milan) – Gjatë eksperiencës tek Inter, nuk ishte fenomeni që ishte parë në Romë. Milani e synoi atë në përpjekje për ta rikthyer, e bleu në huazim në gong të sesionit të dimrit të vitit 2010, edhe pse nuk mund ta përdornin në Champions sepse ai kishte luajtur me zikaltrit. Shtatë paraqitje dhe zero gola, për t’u rikthyer tek Inter pa lënë gjurmë.

Podolski (Inter) – I ri nga fitimi i Kupës së Botës me Gjermaninë, aventura e tij tek Arsenal kaloi një periudhë të pakënaqshme kur në janar 2015 u transferua tek Inter me një huazim të kushtueshëm. Podolski luajti 18 ndeshje për zikaltrit, duke shënuar vetëm një gol, përpara se të transferohej te Galatasarai

Vargas (Napoli) – Futbollisti më i mirë në kampionatin kilian, i dyti në Topin e Artë të Amerikës së Jugut pas Neymar. De Laurentiis investoi 13.5 milionë euro për ta blerë atë, por ai do të shënonte vetëm tre gola në 28 paraqitje. Në stol, si sot, ishte Valter Maxari.

Zakaria (Juventus) – Një miqësi e gjatë, e cila përfundoi me ardhjen e tij nga Borusia Mynshengladbah në fund të janarit 2022, pa pritur që kontrata e tij të skadonte në fund të sezonit. Me fanellën e Juventusit, Zakaria bëri 15 paraqitje dhe vetëm një gol (shënoi në debutimin e tij), përpara se të huazohej te Çelsi./BW

You may also like