“Nga 75 deri në 150 në ditë”, zbulimi tronditës për Snoop Dogg

by admin
Spread the love

Prirja e Snopp Dogg për marijuanën nuk është një mister, në Long Beach (Kaliforni) ku ai ka lindur, ai kënaq zakonin e tij pa probleme sepse përdorimi privat i marijuanës është i ligjshëm, si në shumë shtete të tjera të SHBA.

Mësohet gjithashtu se reperi ka një person të besuar, Renegade Piranha, e cila i dredh cigaret me marijuanë atij. Një lloj “dredhësi personal”. Megjithatë, risia ka të bëjë me numrin e prodhuara çdo ditë:

Renegade Piranha raportoi në emisionin radiofonik australian “Kyle & Jackie O Show” se Snoop Dogg dredh mes 75 dhe 150 cigaresh me marijuanë, megjithëse jo të gjitha janë për të.

Në përgjithësi, ajo vlerëson se ka bërë mbi 450,000 dredhje deri më sot. Sa nga këto janë konsumuar nga Snoop Dogg? Ende nuk dihet, por ylli i famshëm muzikës nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për marijuanën.

You may also like