Nga 1 nëntori shtrenjtohet ngrohja në Shkup, çmimi i ri për 4.51% më i shtrenjtë

by admin
Spread the love

Prej nesër apo më saktë nga 1 nëntori, shkupjnanët ngrohjen qendrore do ta paguajnë më shtrenjtë. Komisioni Rregullator për Energjetik ka sjell vendim që çmimi përfundimtar për energjinë termike për konsumatorët e furnizuar nga EMV të ritet për 4.51%.

Çmimi i energjisë termike rritet për 4.51%, kjo për një faturë prej 1.000 denarëve nënkupton rritje për 45 denarë dhe më saktë në një faturë mesatare prej 1.800 denarë sa është në Shkup, rritja është 80 denarë”, tha Marko Bislimovski – kryetar i KRRE-së.

Vendimi për çmimin e ri është dashur të merret në gusht të këtij viti, por është shtyrë për shkak të dëmtimit të tubit të ngrohjes në urën “Bellasica”.

Zakonisht KRrE merr dy vendime në vit për çmimin e ngrohjes, i pari në fillim të gushtit dhe i dyti në dhjetor. Këtë vit, Bislimovski siguron se nuk do të ketë korrigjim të ri deri në fund të sezonit të ngrohjes, pavarësisht taksës për gazin rus.

Të sqarojmë shkurt dhe qartë se korrigjim të çmimit të ngrohjes termike nuk do të ketë”, pohoi Marko Bislimovski – kryetar i KRRE-së.

Në Shkup ka rreth 58.000 përdorues të energjisë termike. Me vendimin për çmimin e ri duhet të kthehen edhe gjashtë milionë eurot që në janar të vitit 2022 i dha Qeveria për blerjen e gazit natyror për nevojat e ngrohjes qendrore në Shkup.

You may also like