Nga 1 marsi çmimi i bukës ”ngrinë” në 33 denarë – Shqip

by admin
Spread the love

BEKTESHI KUNDËR “PËRFITIMIT USHTARAK”, HIQEN SUBVENCIONET PËR RRYMË

Ngrirje të re të çmimit të bukës në maksimum 33 denarë për një bukë ka paralajmëruar Ministri i Ekonomisë, duke shtuar se planifikon edhe heqjen e subvencioneve për energji elektrike që i morën bukëpjekësit dhe prodhuesit tjerë të ushqimit, duke qenë se ështët konstatuar se 60-70% prej tyre nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë, ashtu siç ishte dakorduar. Rreth 500 mijë euro në muaj nga buxheti i shtetit kanë hyrë në “xhepin” e 220 kompanive, nga 1 dhjetori deri më sot, por qytetarët në këmbim nuk morën produkte ushqimore me çmime më të lira.

Më shumë se gjysma e kompanive për prodhim të bukës nuk e kanë respektuar marrëveshjen me Qeverinë që hyri në fuqi para tre muajve, për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, ndërsa në këmbim shfrytëzojnë rrymë më të lirë, përkatësisht subvencione për shpenzimet e energjisë elektrike. Për këtë arsye, sic njofton KlanM, nga 1 marsi çmimi i bukës do të “ngrijë” në maksimum 33 denarë për një bukë me peshë rreth 450 gramë.

“Të martën do të ngrijë çmimi i bukës dhe nuk do të jetë mbi 33 denarë, maksimum, edhe për bukën e bardhë, edhe për atë gjysmë të bardhë. Ky është vetëm hapi i parë nga produktet që janë listuar në vendimin e Qeverisë për vërtetimin e marzhave. Ministria e Ekonomisë punon për produktet tjera dhe do të ketë vendime të tjera për ngrirjen e çmimeve. Nuk do të lejojmë të  ketë përfitues ushtarakë në këtë krizë të madhe” – tha Kreshnik Bekteshi.

Drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut njoftoi se prej tri kompanive që janë paraqitur në shpalljen për furnizim me gaz të ngrohtoreve për muajin mars, dy bullgare dhe një vendase, është zgjedhur Shoqata Aksionare Makpetrol – Shkup, raporton KlanM.

“Gazi natyror do të prokurohet me çmim 60,1 euro për një megavat orë, ndërsa furnizuesi do të jetë Makpetrol. Në thirrjen publike nga 21 deri më 24 shkurt, për të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja u kërkua nga 1200 deri 1300 megavatë në orë” – deklaroi Vasko Kovaçevski.

Me këtë zgjedhje siç duket është vendosur paqja në mes Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrolit, pasi, sipas Kovaçevskit, kompania është pajtuar t’i respektojë kushtet dhe të sigurojë garanci për prokurimin.

Gjatë dy muajve të kaluar, sic njofton KlanM, kompania shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka paguar pothuajse dyfish më shumë për gazin e prokuruar përmes një kompanie bullgare, gjë për të cilën pati kritika të ashpra. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like