Neziri: Edhe Arben Taravari ka votuar që ASH të del e vetme në zgjedhje

by admin
Spread the love

Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-së, Adnan Neziri sonte në televizionin Shenja tha kreu i kësaj partie, Arben Taravari nuk i ka respektuar rregullat e partisë.

“Besoj se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është dashur t’i respektojë rregullat e partisë. Kemi pasur disa mbledhje të kryesisë qëndrore ku ka pasur një qëndrim ku edhe aj ka qenë i pajtuar që Aleanca për Shqiptarë të dale e vetme në zgjedhje, mirëpo nuk i di arsyet. Ndikimet e jashtme nuk duhet të ndikojnë një njeriun e parë të partisë”, u shpreh Neziri. /SHENJA/

MARKETING



You may also like