Neymar tradhton sërish: Kapet duke puthur dy vajza, reagon e dashura e tij

by admin
Spread the love

 

 

Duket se Neymari nuk ndryshon kurrë, me brazilianin që së fundmi është kapur në një klub në Barcelonë duke puthur dy vajza në të njëjtën kohë.

Video u bë virale në rrjet, me yllin e Brazilit që ishte maskuar, por jo mjaftueshëm për të mos u njohur nga të pranishmit.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe e dashura e Neymar, Bruna Biankardi, e cila është në fazat e fundit të shtatzënisë më fëmijën që ka me brazilianin.

“Mirëmbrëma, jam në dijeni për gjërat që kanë ndodhur dhe sërish jam e zhgënjyer. Por në fazat e fundit të shtatzënisë, vëmendja ime është direkt te vajza ime dhe është e vetmja gjë që unë do të mendoj këto momente. I vlerësoj mesazhet e përzemërta”, shkruan Biankardi.

Kjo nuk është hera e parë që Neymar ka tradhtuar të dashurën e saj gjatë periudhës që ajo ka qenë shtatzënë, me 31-vjeçarin që është bërë shumë herë pjesë e skandaleve.

Në disa raste ai madje ka kërkuar dhe falje, por duket se kjo situatë sa vjen e përsëritet më shumë.

You may also like