Neymar ikën në Arabinë Saudite! Bralizani firmos me Al-Hilal, do luajë me Ronaldon

by admin
Spread the love

Sulmuesi brazilian Neymar është futbollisti më i ri i Al-Hilal.

Prezantimi i lojtarit u bë në rrjetet sociale nga vetë klubi, që njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë deri në vititn 2025. Nga ky transferim ylli brazilian do të përfitojë 200 milionë euro, ndërsa 80 milion euro do të shkojnë në arkat e klubit francez të Paris Saint-Germain, që i dha lamtumirën pas 6 viteve sulmuesit brazilian.

“Është gjithmonë e vështirë t’i japësh lamtumirën një lojtari të jashtëzakonshëm si Neymar, një nga më të mirët në botë. Nuk do ta harroj asnjëherë ditën kur erdhi te PSG dhe kontributin që ka dhënë në klubin tonë gjatë 6 viteve të fundit. Kemi përjetuar momente të mëdha dhe Neymar do të jetë përherë pjesë e historisë tonë”, Nasser Al Khelaifi,  president i PSG

Neymar u transferua te skuadra e PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona. Ai shënoi 118 gola në 173 paraqitje për klubin e Parisit dhe fitoi trofe të shumtë, duke përfshirë pesë tituj të Ligue 1. Me këtë lëvizje, Neymar bëhet ylli i radhës pas Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas, apo Sadio Mane që i bashkohet ligës së kampionatit të Arabisë Suadite.


Top Channel

You may also like