Neuer: Sot ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ne e humbëm atë

by admin
Spread the love

Manuel Neuer, kapiteni dhe portieri i Gjermanisë ka folur pas humbjes së ekipit të tij me rezultatin 1-2 ndaj Japonisë në Katar 2022.

Neuer theksoi se skuadra e trajnerit Flick nuk u mbrojt mirë, ndërsa shtoi humbën ndeshjen më të rëndësishme.

“Për rastet e golave ​​që humbëm, kjo është e qartë. Ne nuk u mbrojtëm mirë deri në fund. Japonia na vuri nën presion në situata të një pas njëshme. Nëse nuk tregoni prezencë, atëherë paguani çmimin. Dhe kjo është ajo që ndodhi sot. Ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra, tani jemi nën presion. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ne humbëm. Do të na duhet një version tjetër kundër Spanjës, do të duhet të japim gjithçka me kundërshtarin më të vështirë dhe tregojmë potencialin që kemi në fushë”, tha portieri./ Super Sport

 


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like