Netanyahu udhëzon ushtrinë të hartojë planin për “evakuimin e popullsisë” nga Rafah – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të planifikojë “evakuimin e popullsisë” nga Rafah së bashku me humbjen e Hamasit në atë qytet jugor të Gazës, tha zyra e tij në një deklaratë të premten.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Netanyahu tha të enjten se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të “shkojnë së shpejti në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit”.

Në deklaratën e lëshuar të premten, zyra e kryeministrit izraelit tha se nuk ishte e mundur të eliminohej Hamas dhe të liheshin “katër batalione të Hamasit në Rafah”.

“Nga ana tjetër, është e qartë se një operacion masiv në Rafah kërkon evakuimin e popullatës civile nga zonat e luftimit”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse kryeministri udhëzoi IDF-në dhe strukturat e mbrojtjes që të sillnin në kabinet një plan të dyfishtë si për evakuimin e popullsisë ashtu edhe për shpërbërjen e batalioneve.”

Rafah është qendra e fundit e madhe e popullsisë në Gaza që nuk është e pushtuar nga IDF-ja.

You may also like