Netanyahu, jo verdiktit të Hagës mbi Izraelin – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dha të kuptuar se nuk do e njohë vendimin e Hagës nëse ai dikton Izraelin që të tërhiqet nga Gaza.

Në një prononcim të fundit, ai ashpërsisht dhe në injorim të çdo ligji ndërkombëtar, tha se askush nuk do ta ndalojë vendin e tij në luftën që ka nisur në Rripin e Gazës.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as Boshti i së Keqes, as askush tjetër”, tha Netanyahu në një intervistë në Tel Aviv, duke iu referuar veçanërisht kërkesës së Afrikës së Jugut drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Afrika e Jugut ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës. Debati i rastit filloi javën e kaluar, me të dyja palët duke paraqitur argumentet e tyre të para.

Por siç thuhet, shanset janë që Haga të vendosë kundër Izraelit, duke i dhënë një goditje të rëndë shtetit hebre. E kundërta, nëse kjo nuk ndodh, me një opinion botëror tërësisht me kauzën palestineze dhe kundër shtetit hebre, do merrte goditje të rëndë prestigji i Gjykatës së njohur, si dhe vetë Perëndimi, për vetë mbështetjen që i jep Izraelit. /tesheshi.com/

You may also like