Netanyahu: Biden sheh interesa të përbashkëta si ne; vazhdon dërgimin e municioneve të nevojshme

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 19 nentor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se administrata amerikane “vazhdon të dërgojë municionet e nevojshme” për Izraelin për luftën e tij në Rripin e Gazës.

Netanyahu u prononcua për mediat në Tel Aviv, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarin e kabinetit të luftës Benny Gantz.

Duke theksuar se kanë “bërë përpjekje diplomatike shumë intensive për të mbrojtur dhe siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara” që nga dita e parë e sulmeve të Izraelit në Gaza, Netanyahu tha:

“Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga miku ynë i dashur Joe Biden, shohin interesa të përbashkëta me ne. Ai dërgoi në mënyrë speciale për ne aeroplanmbajtëse, nëndetëse dhe marinë. Vazhdon të dërgojë municionet e nevojshme”.

Duke thënë se “ka pasur një presion të jashtëzakonshëm kundër Izraelit brenda Shteteve të Bashkuara dhe në gjithë botën në javët e fundit”, kryeministri izraelit deklaroi se kanë arritur “t’i shmangin dhe anashkalojnë” disa nga këto presione ndërkombëtare.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë


You may also like