Nesimi: Diplomacia e Maqedonisë së Veriut është në kolaps total

by admin
Spread the love




Publicisti Mahi Nesimi, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për çështjen me Bullgarinë, tha se diplomacia e Maqedonisë së Veriut është në një kolaps total.

 

“Për çështjen me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut është krejtësisht në “out”, totalisht në “out”. Diplomacia e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në një kolaps total. Politikanët e Maqedonisë pa marrë parasysh kush, liferojnë çdo ditë lloj-lloj mendimi. Përdorin fjalor i cili është i papranueshëm për Bashkësinë Evropiane, që e thotë Zoran Zaevi, e thotë Bujar Osmani. Dimitrovi është më i kujdesshëm megjithatë, në krahasim prej tyre. Fjalori që përdoret është i papranueshëm, për BE-në”, u shpreh mes tjerash Nesimi. /SHENJA/


You may also like