Nesër regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

by admin
Spread the love





Me rastin e festës fetare “Shpirtërat”, nga ana e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup nesër do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të trafikut për sigurimin e zhvillimit pa pengesa të trafikut.

Nga ora 06:00 trafiku do të zhvillohet në një drejtim (rreth), përkatësisht, të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rr. “E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksander Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave Butel, kurse për dalje nga varrezat, djathtas nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri në rrethrrotullimin në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas në rr. “Kemal Sejfulla”.

MPB-ja apelon deri te të gjithë qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë të unifromuar nëpër rrugët të cilat janë përfshirë në regjimin e posaçëm të trafikut.







Artikulli paraprakNë Evropë bie çmimi i gazit




You may also like