Nesër provë e përgjithshme për Samitin e OSBE-së, do të mbyllen disa rrugë në Shkup

by admin
Spread the love

Njësia për siguri në komunikacionin rrugpr pranë SPB Shkup, nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion në suaza të provës së përgjithshme për Këshillin e njëzet ministror të OSBE-së, që do të mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor, në QRS “Boris Trajkovski”, kumtoi MPB.

Për qarkullim, siç theksoi MPB, do të mbyllen rrugët në vijim: bul.”Ilinden” nga udhëkryqi me bul.”Shën Klimenti i Ohrit” deri tek udhëkryqi me rr.”Lublanska” dhe bul.”* Shtatori” nga udh[kryqi me rr.”Skupi” deri tek udhëkryqi me bul.”Aradhat partizane”.

MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë.

Ndërparrja publike për qarkullim saktëson se nesër prej orës 9 deri në orën 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së prëgjithshme, disa rrugë do të jenë të mbyllura, kështu që për ato shkaqe, disa nga linjat e transprotit publik do të qarkullojnë me regjim të ndryshuar nga i zakonshmi. Trase të ndryshuara do të kenë linjat 7, 8, 15, 15A, 18, 19, 21A, 26, 29, 59 dhe 118.

NPQ në kumtesë i sqaron trasetë e ndryshuara të lëvizjeve:

Linjat 8 dhe 15A – nga ura “Goce Dellçev” në vend se nëpër bulevardin “Ilinden”, do të vazhdojnë nëpër bulevardin “Aradhat partizane”. Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.

Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59 – në vend se në terminalet e fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë nëpër bulevardin “Aradhat partizane”, pastaj djathtë nëpër rrugën “Nikolla Parapunov” (televizioni i vjetër) ku nuk presin, por menjëherë do të vazhdojnë në të djathtë nëpër bulevardin “Ilinden”, më pas nëpër rrugën “Ljubljanska”, e më pas me kthesë në të majtë do të vazhdojnë nëpër bulevardin “Aradhat partizane”.

Linjat 18, 21A dhe 118 – nga bulevardi “Kërste Petkov Misirkov” do të vazhdojnë drejtë në drejtim të Bit Pazarit, më pas nëpër bulevardin “Nikolla Karev” (Rruga e plastikave) dhe prej “Momin potok” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta drejt stacionevge të fundit. Regjimi i cekur dp të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.

MARKETING



You may also like