Nesër pritet të mbahen balotazhet e primareve, ja 5 bashkitë ku do të zhvillohen votime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e nesërme do të zhvillohen balotazhet e primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

Konkretisht raundi i dytë do të zhvillohet në degët Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

You may also like