Nesër në Tiranë zbarkojnë liderat e BE-së, KE zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare të Samitit

by admin
Spread the love

Zbardhet agjenda e Këshillit të Europës, katër temat që do të diskutohen nesër në Tiranë.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë, siguria kibernetike, përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve dhe menaxhimi i emigracionit do të jenë katër temat e diskutimit, në mbledhjen e Këshillit të Europës që do të mbahet në Tiranë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë nesër në kryeqytetin shqiptar liderët europianë si dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që për pak orë do e kthejë Tiranën në kryeqytetin Europian.

10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.

Më herët Policia e Shtetit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Samitit të Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor, i cili për shkak të rëndësisë së veçantë institucionale dhe shtetërore, zhvillohet nën masa të sigurisë së lartë, sqarohet se:

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00. Do të bllokohen këto akse:

Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

You may also like