Nesër dhe të premten shi, gjatë fundjavës kryesisht me diell dhe relativisht ngrohtë

by admin
Spread the love

Nesër do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa gjatë natës dhe të premten në disa vende do të ketë reshje shiu. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore (mbi 20 l/m2).

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër do të fryjë erë e fortë, ndërsa të premten herë pas here do të fryjë erë e fortë (mbi 60 km/h) nga drejtimi jugor. Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Moti sot  pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare dhe herë pas here përgjatë Vardarit  dhe në pjesët lindore herë pas herë  erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë.

Moti në Shkup është i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët e luginës do të fryjë erë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në 18 gradë.

MARKETING



You may also like