Nëse vjen oferta e duhur, Bernardeschi mund të bashkohet me Napolin

by admin
Spread the love

Martesa mes Federico Bernardeschit dhe Napolit mund të zyrtarizohet këtë verë. Ish-mesfushori i Fiorentinës, që nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë, ka lënë të kuptohet se do ti pëlqente një transferim te skuadra e Spallettit përmes agjentit të tij Pastorello.

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, nëse oferta e drejtuesve të Napolit do të jetë rreth 3 milionë euro në sezon atëherë lojtari do të ulej me kënaqësi në tavolinë për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Gjithsesi, drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli po sheh edhe alternativa të tjera. I preferuari mbetet Barak, kartoni i të cilit vlen rreth 20 milionë euro, por edhe Josip Brekalo i Torinos, që vlerësohet në treg 15 milionë euro. / Oversport.tv

You may also like