Nëse Rusia dhe Bjellorusia nuk përjashtohen nga Asociacioni Evropian i Zgjedhjeve, Kosova jep dorëheqje

by admin
Spread the love

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se me nëntë vota pro, anëtarët i kanë dërguar një letër Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë (ACEEEO).

Kurteshi, në “Edicionin Special”, tha se nëpërmjet kësaj letre kërkojnë përjashtimin e jo pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ky asociacion, njofton Klankosova.tv.

“Kosova ka gjetur edhe një formë tjetër për t’u solidarizuar me Ukrainën. Sot bëri me dije se nuk merr pjesë në një organizatë ndërkombëtare nëse nga ajo nuk përjashtohen Rusia e Bjellorusia”.

“Meqenëse KQZ-ja është anëtar institucional, do të thotë që jemi me të drejta të barabarta dhe nuk kemi marrë një ftesë për votim. Shtetet anëtare kanë kërkuar përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë teksa në letër thuhet suspendimi”.

“Ne unanimisht jemi pajtuar që t’i dërgohet një letër të ACEEEOS që të tërhiqet vërejtja, pasi ne kërkojmë përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë. Por, nëse kjo nuk bëhet, ne dorëhiqemi nga ky asociacion”, tha Kurteshi.

Kurteshi thotë se qeveria dhe institucionet kosovare duhet të ndërmarrin çdo vendim për solidarizim me Ukrainën.

“Qeveria dhe institucionet duhet të ndërmarrin çdo vendim për solidarizim me botën perëndimore, pasi këtu nuk ka neutralitet dhe duhet të solidarizohemi me botën demokratike”.

“Bota demokratike është aleati ynë, na kanë shpëtuar këta dhe i kemi aleatë. Nëse do të ketë konflikt të përmasave më të mëdha, padyshim se Kosova do të përfshihet. Por, vendet e vogla përfshihen nga sulmet e drejtpërdrejta dhe në caqet rajonale. S’ka vend për panik te ne”, tha Kurteshi.

You may also like