Nëse Kiara del nga shtëpia e Big Brother, edhe Luizi mendon largimin. Dea e këshillon: Përpiqu të…

by admin
Spread the love

Nominimi i kësaj radhe në spektaklin ‘Big Brother VIP’ është një nga më të komentuarit e nga përballjet më të forta që kanë ndodhur ndonjëherë në këtë reality show. Mes Luizit dhe Kiarës, që janë tashmë një nga çiftet më të pëlqyer dhe gazetarit Bledi Mane, publiku duhet të vendosë se kush duhet ta lërë përfundimisht shtëpinë sonte.

Luizi ka thënë gjatë ditës së sotme se nëse partnerja e tij, Kiara Tito do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP, atëherë edhe ai mendon të largohet dhe ta lërë në gjysmë këtë eksperiencë. Pranë tij ishte edhe blogerja Dea Mishel, e cila e këshilloi Luizin mos të ndërmarrë hapa të tillë.

Ajo i tha se në shtëpi gjërat përjetohen më shumë sesa jashtê, por ai duhet të kthjellohet dhe mos tê mendojë me emocione dhe sikur do të ndahet përjetësisht nga Kiara.

“Këtu i përjeton shumë gjërat, i përjeton në mënyrë të frikshme. Por po të kthjellohesh, nuk ka asgjë edhe po ndodhi. Përpiqu ta mendosh kthjellët se kështu me emocione e përjeton sikur po ndahesh përjetësisht, se kupton se është thjeshtë një moment dhe do takohemi për pak”- i tha Dea Luizit

You may also like