Nëse ju hidhni armët… – Shqip

by admin
Spread the love

“Ushtar rusë!

Ju sollën në vendin tonë për të vrarë, por edhe për të vdekur. Mos ndiqni urdhrat e kriminelit”.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, i cili ua ka dërguar mesazhin direkt ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë.

Siç tha ai, nëse vullnetarisht i dorëzojnë armët do të marrin amnisti të plotë dhe shpërblim monetar.

Reznikov shkruan:

“Ata prej jush që nuk duan të bëhen vrasës dhe të vdesin, mund të shpëtohen. Ne ju garantojmë një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla (afro 50 mijë euro) nëse dorëzoni armët.”

Për ata që vazhdojnë të veprojnë si pushtues, shtoi ai, “nuk do të ketë mëshirë”. /tesheshi.com/

You may also like