Nëse do të kisha mbështetjen e Mickoskit për kandidaturën, garantoj se do të fitoja – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i GROM-it dhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski i ftuar në emisionin “Klan Debat”, në lidhje me kandidaturen e tij për president të Maqedonisë së Veriut, u shpreh se është një njeri i realizuar që me njohuritë dhe përvojën që posedon, është një kandidat i denjë pikërishtën në luftën për postin më të lartë në vend që është posti i presidentit.

“Unë kam rezultate në disa fusha, më e rëndësishmja, një person që është përfshirë në politikë duhet me patjetër që të përmirësohet, dhe të sjelli tendenca të reja, duhet të kërkojë mënyra për të parë se ku po shkon bota e politikës. Politika ose vendosja e posteve të larta shtetërore nuk mund të jetë apo të vendoset sepse do partia. Postet më të larta shtetërore duhet t’u rezervohen njerëzve që kanë cilësi të larta intelektuale dhe individuale dhe mendoj se i kam të gjitha ato performanca sepse kohët janë jashtëzakonisht të këqija, mund të vijmë në një situatë ku shkathtësia e individit do të jetë thelbësore për ne”, tha Jakimovski.

Në lidhje me sintagmën e Mickoskit që thotë se GROM-i është “opozitë në opozit”, Jakimovski tha se çdo parti politike e ka programin e vet politik dhe nje platformë, dhe do të jetë pjesë e zgjedhjeve ashtu si dhe VMRO DPMNE-ja, dhe se problemin kryesorë Mickoski e ka me vetë kandidatin e partis së tij.

“Deri sa thotë diçka si opozita në opozitë, duhet theksuar fakti që koalicioni me atë është shpërbërë që dy vite më parë, unë kam partine time politike, ai ka partin e tij. Unë do të marrë pjesë vetëm në zgjedhje siç do të marrë pjesë dhe ai i vetëm, që se di pse duhet të thotë jemi opozitë në opozit, a për shembull pse nuk më mbështet ai mua, në këtë mënyrë do të kishte opozita një kandidat të vetëm dhe i garantoj që sigurt do të fitoja. Ai e ka problemin me kandidatin e tij në partinë e vet. Çfarë ishte ai demostrim se i do të gjithë kandidatët e tij?”, tha Jakimovski./tvklan.mk

You may also like