Nëse Butrinti futet në shtëpi, Luizi e ha me dhëmbë!

by admin
Spread the love

Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në shtëpinë e Big Brother VIP do t’i prishte lojën. “Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet.

E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…

Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi”, u shpreh Luizi.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. Duke folur rreth formatit në “Wake Up” ai tha se Butrinti është “0 me xhufkë”. 

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë”, tha Blendi.

You may also like