Nënvarianti i ri i Omicron, dominues në SHBA dhe Britani – Shqip

by admin
Spread the love

Pranimet në Spital janë shtuar ndërsa grupmosha është 85 vjeç, ekspertët: Nuk paraqet rrezik

Një nënvariant i ri i Omicron tanimë është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas specialistëve nuk shkakton probleme të mëdha në shëndetin e të prekurve.

I quajtur EG.5, pasardhësi i variantit Omicron tani po bëhet dominues. EG.5 ka qarkulluar në vend të paktën që nga prilli. Megjithatë, që nga 5 Gushti, ajo përbën 17.3% të infeksioneve Covid, sipas Qëndrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Spitalet në jugperëndim të Anglisë regjistruan shkallën më të lartë të shtrimeve. Mosha mbi 85 vjeç është më e prekura. Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi gjurmimin e variantit EG.5 më shumë se dy javë më parë, kur rastet filluan të rriteshin.

Megjithatë, ai është i ndryshëm nga nënvariantet e tjera. Globalisht, nënvarianti i ri përbën rreth 20% të rasteve me Covid në Azi, 10% në Evropë dhe shtatë për qind në Amerikën e Veriut. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje koke, lodhje, temperaturë dhe dhimbje të fytit.

Klan News

You may also like