Nënë e Vanjës: Nuk e kam të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk mund ta besoj se ajo është në varr

by admin
Spread the love

Pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzjës, është deklaruar për herë të parë nëna e Vanjas, Zorica Gjorçevska. Për portalin serb “Republika”, ajo është shprehur se ende nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur.

Për babain e vajzës që po ashtu akuzohet për rrëmbimin e saj, ajo ka thënë se me të janë të ndarë prej 5 vitesh dhe nuk e ka ditur që ka borxhe bixhozi, sepse nuk është përzier në jetën e tij.

Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskas

“Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me kë. Kemi qenë në raport të mirë për shkak të fëmijëve. Nuk jemi zënë për kujdestarinë, rreth edukimit, ka mundur t’i shoh kur ka dashur, ose kur kanë dashur fëmijët. Nuk e di dhe nuk më ka interesuar jeta e tij. Jeta ime kanë qenë fëmijët dhe puna. Ishte i lirë, që të më linte edhe mua të qetë. Sa herë që kemi folur, kemi folur për fëmijët. Ju lutem, mos më parashtroni më pyetje, sepse edhe unë ja parashtroj vetes shumë pyetje, përse ndodhi kjo dhe pres ta zbuloj”.

Në gjendje siç ka thënë të rënduar shëndetësore, ajo tregon se edhe vajzën tjetër e ka të sëmurë dhe shpreson të bëhet mirë.

Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskas

 “Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di se përse ka ndodhur kjo. Po e  pres ende epilogun e gjithë kësaj. Ende nuk e kam të qartë përse jeta ime normale u shëndrrua në ferr. E kam të paqartë si dhe përse vajza ime e shkëlqyer tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por po mbahem, me rëndësi e kam të zbulohet e vërteta, edhe vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të bëhet mirë. Ju lutem, ju lutem shumë të prisni të zbulohet se përse ndodhi kjo”.

14 vjeçarja Vanja u rrëmbye në hyrje të ndërtesës në vendbanimin e saj më 27 nëntor, ju lidhën duartë e këmbët dhe me thes të bardhë gjumi u vendos në automjetin e të dyshuarëve. Sipas institucioneve ajo u vra në të njejtën ditë dhe u gjet nga policia më 3 dhjetor, në afërsi të fshatit Brazda, ndërsa vetura me të cilën ajo u transportua ishte djegur. Babai i saj akuzohet që ka dhënë informacione se kur ajo do të dalë nga shtëpia. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like