Nëna që donte të binte në peshë para dasmës së të bijës, vdes tragjikisht pas injeksioneve (fotot)

by admin
Spread the love

Trish Webster vdiq pasi mori injeksionit e substancave të dobësimit Ozempic e Saxenda pasi donte të binte në peshë para dasmës së bijës së saj, teksa bashkëshorti i saj i tronditur thotë se ato kontribuan në vdekjen e saj.

Por nëna australiane ka vdekur disa muaj para dasmës teksa përdorte injeksionet e hubjes në peshë.

56 vjeçares Trish Webster, i rekomanduan Ozempic dhe më pas Saxenda teksa donte të dukej elegante në ditën e madhe të së bijës dhe humbi 16kg për pesë muaj. Por shëndeti i saj mori një kthesë për më të keqen kur nisi simptomat e të vjellave, të përzierat dhe diarre.

Bashkëshorti i i saj Roy tha se Trish u shemb përdhe në shtëpi më 16 janar teksa një shkumë ngjyrë kafe i dilte nga goja.

Ai nisi t’i bënte frymëmarrje artificiale dhe e ktheu në anë, por tragjikisht ajo vdiq po atë natë.

Në çertifikatën e vdekjes ishte shkruar ‘sëmundje akute gastrointestinale’, sipas programit vendas ‘60 Minutes Australia’. Megjithse kjo nuk përcakton lidhjen me injeksionet që merrte, Roy beson se mjekimet shkaktuan vdekjen e gruas së tij.

Endokrinologia Dr Kathryn Williams tha se ka prova në rritje se përbërësi aktiv i mjekimeve si Ozempic shkakton komplikacione në tretjen. “Kur ne i rekomandojmë ato ne paralajmërojmë njerëzit. Ne u themi ‘mund të vjellësh një ose dy herë por nëse kjo vijon duhet të njoftosh dhe mjekimi duhet të ndalohet’”.

Roy tashmë kërkon hetim për vdekjen e gruas së tij duke thënë se kjo mund të parandalojë të tjera vdekje nga mjekimet e rekomanduara.

Dr Michael Camilleri, gastroenterolog në klinikën Mayo Clinic në Minnesota, SHBA, tha për rrjetin Daily Mail se vdekja e zonjës Webster është një rrëfim paralajmërimi për të gjithë ata që përdorin mjekimet e humbjes në peshë.

“Nëse pacientët nisin simptoma kronike gastrointestinale ata mund të kenë më pas komplikacione respiratore, prej kalimit te substancave ne rrugët respiratore. Ozempic ose mjekime të ngjashme që merren në këtë rast duhet të ndalohen dhe të konsultohen mjekët”.

Saxenda është e lejuar në Britani si mjekim dietik, ndërsa Ozempic përdoret për diabetin dhe jo për humbjen në peshë, shkruajnë mediat britanike.

Rregullatori i mjekimeve në Britani thotë se shpesh përmbajtja e mjekimeve nuk përputhet me ingredients ne etiketë dhe kjo mund të rrezikojë shëndetin.

Hetimet vijojnë ne Australi per vdekjen e papritur.