Nëna e re vdes papritur nga ataku kardiak në Britani teksa bija 2-vjeçare tentonte ta zgjonte, doktorët i thanë nuk kishte asgjë (fotot)

by admin
Spread the love

Një nënë e re është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Britani disa orë pasi mjekët e ambulancës i kishin thënë se nuk kishte asgjë, tregonte sot familja e saj.

29 vjeçarja Lauren Page Smith, u gjet e vdekur në Wolverhampton në veri të Anglisë në janar, teksa bija e saj dy-vjeçare i qëndronte mbi gjoks duke tentuar ta zgjonte.

Familja e Lauren pretendonte se ajo ishte ankuar prej ditësh për dhimbje gjoksi dhe të vjella por doktorët nuk i jepnin asnjë shpjegim.

“Ndoshta prej moshës së saj të re apo prej faktit që ajo qëndronte gjithmonë e qetë ata nuk i dhanë kujdesin që kishte nevojë”, tha nëna e të ndjerës.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar sesi ndjehet familja jonë. Nuk e ka fajin bija ime që mbesa ime do të rritet pa një nënë. Lauren kishte të gjithë jetën e saj përpara, që tashmë i është marrë”, tha gruaja.

Analizat post-mortem zbuluan se Smith vdiq nga një atak kardiak i shkaktuar nga bllokim i pashpjeguar i venave në mushkëri.

Një seancë e veçantë do të mbahet me mjekët ligjorë për rastin në fund të muajit, por ashtu si në shumë vende të tjera perëndimore mijëra vdekje të papritura nga ataku kardiak në tre vitet e fundit, nuk po gjejnë përgjigje nga shkenca apo mjekësia.

Lauren kishte telefonuar emergjencën dhe ambulanca erdhi në shtëpinë e saj për të kryer vlerësime.

Por avokatët e familjes Smith thanë se stafi ambulancës vendore keqinterpretoi elektrokardiogramin e zemrës së Laureen, prej mungesës së kualifikimeve tha i thanë se nuk kishte asgjë, në vend që ta dërgonin në spital.

E ndjera që ruante qetësinë, nuk i kishte bërë të ditur personelit të ambulancës dhimbjet qe ndjente, thuhej në raportin e çështjes.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancave të rajonit West Midlands tha: “Duam t’i kërkojmë ndjesë familjes së Lauren Smith për periudhën e vështirë që kanë kaluar. Një hetim do të kryhet mbi atë që ka ndodhur, për të kuptuar sa mundet nga kjo ngjarje tragjike”.

Tragjedi të tilla kanë ndodhur shpesh në Angli dhe në Evropë tre vitet e fundit dhe shumë familje enden dyerve të gjykatave e agjencive shtetërore për të kërkuar përgjigje, shumicën e rasteve duke u përballur me një mur heshtjeje./Daily Mail/