Nëna e la vetëm në shtëpi për të shkuar me pushime, ndërron jetë fëmija 16-muajshe

by admin
Spread the love

Një nënë nga Cleveland në SHBA, ka lënë fëmijën e saj të vetme në shtëpi për të shkuar me pushime në Porto Riko.

Vajza vetëm 16-muajshe humbi jetën pasi qëndroi e vetme në shtëpi për më shumë se një javë. Tashmë nëna 31 vjeç Kristel Candelario, 31 vjeç, po përballet me akuzën për vrasje pasi nuk u kujdes për foshnjën.

Gjatë një deklarate që dha për policinë, nëna shumë e qetë e pranoi pa problem faktin që e la vetëm vajzën, pa mbikëqyrje për 10 ditë, për të shkuar me pushime.

Por sipas deklaratave të fqinjëve, kjo nuk ishte hera e parë kur nëna e ka lënë fëmijën e saj vetëm në shtëpi, ky rast është përsëritur disa herë.

 


Top Channel

You may also like