Nëna 32 vjeçare vdes nga ataku kardiak, një ditë pas humbjes së foshnjës 5-muajshe në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Një nënë zemërthyer pësoi një atak kardiak dhe humbi jetën më pak se një ditë pasi bebja e saj vdiq papritur në gjumë, u tha sot dhe gjyqin e çështjes në Britani.

Shërbimet e emergjencës kishin shkuar në shtëpinë e Viktorija Mardosiene në Newcastle në veri të Britanisë, mëngjesin e 9 gushtit vitin e shkuar pasi u njoftuan se bebja e saj pesë-muajshe Kevin Deguitas nuk merrte më frymë dhe po humbiste temperaturën.

Mjekët e ambulancës u përpoqën ta shpëtonin dhe më pas e dërguan në spitalin e Stoke por më vonë u shpall i vdekur.

Po atë ditë nëna e tij 32-vjeçare u shtrua në njësinë e shëndetit mendor të spitalit Harplands ku stafi thanë se ishte shtangur nga vdekja e papritur e foshnjës.

Gjatë qëndrimit në spital, gruaja me kombësi të Lituanisë, pësoi një atak kardiak dhe më pas tragjikisht vdiq në të njëjtin spital si i biri.

Mjeku ligjor i Staffordshire, Duncan Richie tha se hetimet mbi ngjarjen vijojnë dhe të tjera ekzaminime nevojiten.

Në seancën mbi vdekjen e Kevin, në deklaratën e oficerit Tyler Lowe të thuhej: “Dhoma e ndenies ishte e mbushur me kuti e lodra në dysheme. Mjekët na thanë se nuk kishte shumë ajër dhe kur tentuam të flisnim me Viktorija ajo tha: “No English”. Ajo po fliste në telefon me babain e foshnjës i cili pyeste: ‘A ka vdekur fëmija im?”. Ajo kishte nisur të qante.

“Gruaja kishte vënë fëmijën të flinte në ora 23. Në 1:34 doktorët kishin ardhur për ndihmë dhe fëmija nuk merrte frymë. Viktorija u dërgua në spital.’

DC Craig Flowers, i policisë së Staffordshire tha se Viktorija bëri testin e alkoolit në vendngjarje dhe ishte mbi limitin e drejtimit të makinës. Ajo ishte e tronditur dhe bërtiste duke lëvizur para e prapa. Çifti kishin pasur kontakte me shërbimet e emergjencës edhe më parë”.

Pediatri Dr Roger Malcomson tha: “Mbetemi me arsyetimin se bebja ka vdekur duke fjetur me prindin, nuk ka një shkak specifik të vdekjes edhe pas autopsisë”.

Ai shtonte më tej: “E fjetura e foshnjeve me prindin sjell rrezikun e shtypjes apo të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Çështja mbetet nëse kjo ishte natyrale apo jonatyrale. Nuk ka prova për të sugjeruar secilën nga versionet”.

Ndërkohë një tjetër hetim është hapur për vdekjen e nënës, zonjushës Mardosiene në spitalin e Harplands, ku ajo nisi te ankohej për dhimbje të forta në gjoks.

Po atë pasdite, rreth 15 orë pas vdekjes së bebes, ajo humbi jetën nga një atak kardiak.

Specialisti Dr Oluwafemi Popoola, tha: “Ajo ishte e tronditur por komunikonte dhe bashkëpunonte me stafin e shërbimit. Kishte tension të lartë gjaku. Nuk raportohej për vetëlëndime , dhe nuk kishte pasur më parë kontakte me shërbimet e shëndetit mendor. Nuk rezultoi me toksicitet nga drogat.

Hetimet vazhdojnë.