Nën kamion drejt Anglisë, Fevziu ndan historinë e shqiptarit sipërmarrës në Belfast

by admin
Spread the love

Gazetari Blendi Fevziu gjatë udhëtimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar ku ndoqi nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II takoi një shqiptar në aeroportin e Balfastit.

Fevziu tregon se ai ishte një njeri i punës dhe se kishte kaluar shumë peripeci deri sa kishte arritur në një ekonomi të qëndrueshme.

Shqiptari vinte nga një familje e madhe dhe e varfër njëkohësisht, ku i duhej të priste vëllain që të hiqte këpucët që më pas t’i vishte ai.

Ashtu si dhe shumë shqiptarë të viteve ’90, edhe personi në fjalë ishte larguar përmes malit nga Sevasteri i Vlorës për t’u zhvendosur në Greqi, ku dhe punoi disa vite.

Më pas ai vendosi që të shkonte në Angli duke u futur nën kamion me shpresën se e ardhmja do ishte më e mirë. Dhe së fundmi, pasi djali i tij i vetëm ishte rritur ata u zhvendosën në Irlandën e Veriut.

Edhe pse tashmë ishte në gjendje të mirë ekonomike, burri shqiptar nuk ndalonte së punuari.

“La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nen hutimin tim total.

⁃ I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.

⁃ Ti po laje dyshemene i thashe, c’pune ke me lokalet.

⁃ Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.

U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.

Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. Tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.

⁃ Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!

Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht”, shkruan Fevziu./Opinion.al

 

You may also like