Negociatat me BE-në e hapin tregun e punës – Shqip

by admin
Spread the love

HARMONIZIMI ME LIGJET E BE-së PUNËTORI I RMV-së BËHET MË I VLEFSHËM

Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorit”. Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic njofton KlanM, duke iu drejtuar Komisionit Evropian tha se bëhet fjalë për një kapitull të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak se, me harmonizimin me ligjet e BE-së, hiqen barrierat që lidhen me tregun evropian të punës, gjë që e bën më të vlefshëm punëtorin nga Maqedonia e Veriut.  

“Me aderimin e RMV-së në BE, për qytetarët tanë do të thotë punë pa leje pune sikurse shtetasit e vendeve tjera të BE-së, trajtim të njëjtë gjatë punësimeve, sigurim të njëjtë social, të drejtë për contribute pensionale dhe sociale, njohjen e ndërsjelltë të kualifikimeve” – tha Bojan Mariçiq.

Këtë javë në Bruksel, sic njofton KlanM, në agjendën e skriningut ishin Kapitulli 9 “Shërbimet Financiare”, Kapitulli 28 “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe shëndeti publik” si dhe Kapitulli 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve”, kapituj këto që sipas Zv/Kryeministrit përmbajnë rregulla të rdnësishme për qytetarët dhe cilësinë e jetës, por edhe për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të RMV-së.

Mbetet të prezantohen të arriturat dhe harmonizimi me BE-në për Kapitullin 8 “Konkurenca” nga Klasteri 2 “Tregu I Brendshëm” dhe sipas kalendarit të paraparë vazhdohet me klasterin e tretë. /KlanMacedonia/

You may also like