Negociatat? Komisioneri Varhelyi: Bëni durim, Nuk po tallet njeri me Shqipërinë

by admin
Spread the love

Mbetjen në klasë të BE me Integrimin, Varhelyei e pranoi duke na sugjeruar ne shqiptarëve të vijojmë të presim të durueshëm.

“Unë po bashkëpunoj shumë, po punoj nga afër me miqtë tanë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë dhe durimin e kryeministrit Rama. Kërkoj për pak më shumë durim nga ana juaj sepse objektivi ynë është që kjo punë të kryhet, të mbarohet gjatë presidencës franceze. Ta bëjmë këtë gjë dhe të vazhdojmë të ecim përpara. E rëndësishmja nuk ka të bëjë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare, me atë apo këtë dokument, por çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”- tha Varhelyi

Kryeministri Rama shpreson se zgjerimi BE-s do të avancojë detyrimisht nga një zhvillim jashtë vende antare tw BE-s.

“Kemi një sinergji të plotë edhe Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre nëpërmjet sigurisht figurave të tyre përkatëse, janë në një proces për të shtyrë përpara çeljen e negociatave zyrtarisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një nga gjërat, për të mos folur për shumë aspekte të tjera. Ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar se do kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan por është një arsye më shumë për të intensifikuar përpjekjet për paqen përfundimtare në Ballkan.” -tha Rama

Martesën e pamundur Shqipëri-BE siç e quan kryeministri Rama, për komisionerin e zgjerimit është totalisht faji vendeve antare.

“Nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Në rast se ne nuk vendosim për këtë gjë, ne po tallemi me vetveten, BE po tallet me vetveten, por është një fjalë shumë e fortë kjo për një Komisioner për ta thënë, kështu që nuk po them këtë gjë. Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë dhe ky është edhe roli i komisionit që të promovojë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe në ato momente që përmbushen, që janë plotësuar kriteret, ne e themi këtë gjë, por vendimin nuk e kemi ne në dorë, vendimin e kanë shtetet anëtare.”– tha Varhelyi

Kryeministri Rama nuk e fshehu kënaqësinë që Ballkani Perëndimor ka një kryeministër të tretë Shqiptarë, Dritan Abazovic nw Malin e Zi.

“Imagjinoni sikur dikush t’iu thoshte, nuk e di, nuk po them 30 apo 20 vjet por 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte 3 kryeministra shqiptarë, do thonit….Sot është realitet. 3 shqiptarë në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Tani, kjo mund të jetë shenjë e mirë, mund të jetë shenjë e keqe, unë nuk e di, por fakti është që janë 3 shqiptarë kryeministra të Ballkanit Perëndimor, përtej shakasë, dhe nuk është pak, është shumë.”– tha Rama.

You may also like